Parashqevi Simaku flet pas daljes nga spitali: Pija ujë, jo raki

Mediale Vip

Parashqevi Simaku flet pas daljes nga spitali: Pija ujë, jo raki

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 00:07
Parashqevi Simaku

Pas daljes nga spitali, Parashqevi Simaku ka dërguar një mesazh për ndjekësit e saj.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo, në videon e shpërndarë nga Elton Ilirjani.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.

Për Top Channel, këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat