Bebe Rexha i jep fund lidhjes me arkitektin grek Simos Liakos?

Mediale Vip

Bebe Rexha i jep fund lidhjes me arkitektin grek Simos Liakos?

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 09:46
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se ka konfirmuar ndarjen nga arkitekti grek Simos Liakos, përmes një videoje të postuar në InstaStory.

Në prag të Shën Valentinit, Bebe i habiti fansat me një mesazh që la të kuptohej se është single dhe e hapur për të pranuar lule nga admiruesit e saj.

“Shikoni, unë po bëja shaka, por shumë prej jush po thoni që dëshironi të më dërgoni lule… dhe nëse doni të më dërgoni lule, askush nuk ju ndalon. Dërgojini vajzës tuaj disa lule, sepse unë jam beqare dhe unë dua të ndjej dashurinë”, dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.

Ky mesazh ka bërë që fansat të spekulojnë se romanca e saj me Simos Liakos ka përfunduar, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen drejtpërdrejt.

Një tjetër detaj që përforcon këtë ide është fakti se fotografitë e përbashkëta të çiftit janë larguar tashmë nga Instagrami i Bebe Rexhës, dhe dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.

Kujtojmë se Bebe Rexha dhe Simos Liakos u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit të kaluar, kur u shfaqën në disa momente të afërta në publik. Pas një lidhjeje të shkurtër, duket se rrugët e tyre janë ndarë, dhe Bebe po e shijon statusin e saj si beqare.

Nëse kjo është një mënyrë indirekte për të shpallur ndarjen apo thjesht një shaka për festën e të dashuruarve, mbetet për t’u parë në ditët në vijim!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat