Chiara tradhtoi Fedez me të? Flet për herë të parë Achille Lauro

Mediale Vip

Chiara tradhtoi Fedez me të? Flet për herë të parë Achille Lauro

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 15:05
Chiara, Fedez dhe Achille Lauro

Raporti mes Chiara Ferragni dhe Fedez s’ka qenë ndonjëherë kaq në qendër të mediave sikurse është këtë periudhë.

Teksa Fedez akuzohet se e ka tradhtuar gjatë martesës me Angelica Montini, tashmë Fabrizio Corona, gazetari i njohur italuan bëri të ditur Chiara kishte një lidhje me këngëtarin Achille Lauro. Ky i fundit ka reaguar për këto thashetheme gjatë një konference për shtyp.

“Për fatin tim, unë ende jetoj në një botë plot ëndrra dhe ëndërrimtarë. Thashethemet ua lë atyre që ju duhet vetëm kaq që të ekzistojnë’, u shpreh ai duke u përpjekur të distancohet nga zhurma mediatike teksa theksoi se të tilla aludime që prekin privatësinë e të tjerëve janë tema sensitive që duhen trajtuar njësoj si dhuna.

Këngëtari, i cili konkurron në Sanremo duket se dëshiron të distancohet nga thashethemet që qarkullojnë javët e fundit në mënyrë që performanca e tij të mos ndikohet nga çështje të tjera që nuk kanë lidhje me muzikën dhe pjesëmarrjen e tij në Festival.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat