Mesa duket Valbona Mhilli është person emocional, që preket shumë kur personat e saj të zemrës lëndohen.
Me siguri e keni parë momentin kur ajo “vajtoi” pas largimit të Jozit nga shtëpia dhe kur Gjesti i grisi foton e Jozit. Por për ata që janë befasuar nga këto reagime të saj, një moment tjetër nga e kaluara e Valbonës po tërheq gjithashtu vëmendje.
Në kohën kur Valbona ishte gazetare, ajo u pa duke qajtur për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, kur ky i fundit u dorëzua në Policinë e Tiranës.
Gazetarja shihet e “ënjtur nga të qarat”, duke shprehur emocionet e saj në atë moment të tensionuar.
Kujtojmë se ish deputeti është ish i dashuri i Grida Dumës.