“Unë s’e kam problem të shkoj kokë më kokë me ty”, Gerta debaton Rozanën

Mediale Vip

“Unë s’e kam problem të shkoj kokë më kokë me ty”, Gerta debaton Rozanën

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 20:32
Rozana Radi/ Gerta Gixhari

Në një bisedë të tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Rozana Radi i kërkoi Gerta Gexharit të dalin në nominim kokë më kokë.

Megjithatë, Gerta nuk u tërhoq aspak dhe e pranoi sfidën pa hezitim.

Teksa Rozana ngriti këtë propozim, Gerta iu përgjigj me ironi: “Shih çfarë batutash bën, sa kot flet!” duke e bërë të qartë se nuk e kishte problem të përballej me të.

Në vijim, Rozana e sfidoi sërish duke e pyetur: “Pse nuk del?”, ndërsa Gerta e sigurt në veten e saj u përgjigj: “Dal, se shih çfarë flet”.

Rozana vazhdoi duke i zgjatur dorën në shenjë marrëveshjeje dhe i tha: “Ah, del! Po nëse del Pandora, a e bën?”.

Gerta, duke mos lënë vend për dyshime, iu përgjigj: “Pandora është me tre persona, më vjen keq”.

Rozana këmbënguli se situata mund të ndryshojë: “Mund të jetë me dy”.

Por Gerta e prerë e përmbylli bisedën me fjalët: “Po del nga shtëpia moj, ikën, më vjen keq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat