Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ylli i Broadway, Tony Roberts

Mediale Vip

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ylli i Broadway, Tony Roberts

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 13:28
Tony Roberts

Aktori i njohur për rolet e tij në Annie Hall dhe Serpico, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Nicole Burley, për ‘The New York Time.

Roberts, një yll i Broadway-it dhe bashkëpunëtor i shpeshtë i Woody Allen, ishte i njohur për interpretimet e tij në filma si Annie Hall (1977), Stardust Memories (1980) dhe Hannah and Her Sisters (1986), shkruan DailyMail.

Ai luajti gjithashtu në Broadway në produksione të suksesshme si How Now, Dow Jones (1967) dhe Victor/Victoria (1995) me Julie Andrews.

Mik i ngushtë i Woody Allen, Roberts fillimisht humbi disa audicione për projektet e tij, por më pas u bë një nga aktorët e tij të preferuar.

Ai luajti në disa nga filmat më të njohur të Allen, shpesh si miku i tij më i mirë në ekran.

Përveç karrierës së tij të pasur në teatër dhe film, Roberts pati edhe disa role në televizion, përfshirë shfaqjet Murder, She Wrote dhe Law & Order.

I lindur në New York më 22 tetor 1939, ai studioi në High School of Music & Art dhe u diplomua në Universitetin Northwestern.

Ai la pas vajzën e tij, Nicole Burley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat