Një nga emrat më të mirë dhe më të pëlqyer mes personazheve të njohur, por edhe një nga më të lakmuarit në industrinë e së bukurës. I ftuar nga Arbana Osmanin, grimieri i njohur rrëfeu edhe periudhën e tij më të keqe.
Që nga vitet e para në shkollë, ai tregon se ishte i apasionuar për të bukurën dhe modën, por i gjithë përkushtimi në fushën e grimit do të vinte vite më vonë. Ama familjarëve u kishte rënë në sy përkushtimi dhe pasioni i tij për të bukurën. Nga ana tjetër, rruga ishte plot sfida.
“Nuk i harroj kurrë ata që më kanë bullizuar”. Sot, Arbri kujton se ka qenë një periudhë e vështirë ajo e shkollës, pasi e ka vuajtur shumë bullizmin – përqeshjet e shoqërisë, siç quheshin në atë kohë: “Jam bullizuar shumë. Në atë kohë nuk e kuptonim, por ka qenë përqeshjet në shkollë”,– tregon Arbri, i cili shton se e mban mend veten shumë të vogël që kur është lënduar nga bullizmi: “Gjithmonë jam bullizuar, gjithmonë e dukshme ka qenë kjo pjesa. Por nuk i harroj njerëzit që më kanë bullizuar. Sot, kur i takoj ata njerëz, më vjen keq. Është shumë e dhimbshme. Akoma nuk i harroj personat që më kanë bullizuar, është shumë e rëndë. Më kanë lënduar shumë, në fakt…”
Arbri tregon se ka marrë edhe kërcënime jo pak herë, ama nuk është tërhequr për të pasur sukses në rrugën e tij.