Vazhdon debati i ashpër mes Eglit e Valbonës, ndërhyjnë edhe banorët e tjerë

Mediale Vip

Vazhdon debati i ashpër mes Eglit e Valbonës, ndërhyjnë edhe banorët e tjerë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 13:56
Banorët e BBVA

Një përplasje e fortë shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke përfunduar në britma dhe akuza të ashpra.

Konflikti nisi kur Valbona, e revoltuar, i bërtiti Eglit duke e akuzuar se kishte përmendur problemet e saj shëndetësore në mitër.

Gjatë debatit, Valbona pretendoi se Egli i kishte thënë se nuk do të ketë fëmijë, ndërsa Egli, i irrituar, u përpoq të shpjegonte fjalët e tij: “Të thashë: Kur të bësh fëmijët e tu, nëse do të bësh, se nuk dua të imponohesh nga unë, atëherë më trego çfarë të bëj me ta.”

Por Valbona nuk u tërhoq dhe vazhdoi të bërtiste: “Je pa karakter!”

Egli, e revoltuar nga akuzat, iu përgjigj ashpër: “E pafytyrë, e paprecedent! Do edhe me këtë gjë të hash bukë? Turp të të vijë! Marrë, marrë! Je e turpshme!”

Valbona e kundërshtoi menjëherë, duke e sulmuar verbalisht: “Të më thuash mua ‘s’do fëmijë’? E ke treguar turpin në këtë shtëpi! Idiote, zhduku!”

Debati ka krijuar tension të madh në shtëpi, duke ndikuar në atmosferën mes banorëve.

Mbetet për t’u parë nëse situata mes dy konkurrentëve do të qetësohet apo nëse përplasjet do të vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat