Efi Dhedhes zbulon detaje për filmin ku luan

Mediale Vip

Efi Dhedhes zbulon detaje për filmin ku luan

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 17:31
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes ka folur për projektin e saj më të fundit, filmin “Dashuri me këste”, e ftuar në UËTËFËË!! show, nga Andale Media.

Në filmin komedi Efi luan rolin e Marinelës, një vajzë që ajo u shpreh se nuk ndryshon shumë nga karakteri i saj, por ka famë ndërkombëtare.

Përtej faktit që Efi u shpreh se zbuloi një talent të sajin në aktrim që nuk e kishte njohur më parë, ajo foli dhe për vështirësitë që kishte ndjerë gjatë realizimit të filmit:

“Gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ka probleme në staf, në xhirime, nuk kupton çfarë po bën, ishte hera e parë për mua. U sëmura shumë keq dhe nuk është se kisha zgjedhje që të rrija në shtëpi e të shërohesha.”

E pyetur nga Xhesiana, një ndër moderatoret e emisionit, nëse Efi kishte pasur ndonjë pakënaqësi për skenarin e personazhit të saj, ajo u shpreh:

"Nuk jam njeri që bëj gjithçka që do më thonë, nuk bëhet fjalë. Kam kërkuar të shtoj më shumë batuta. Ndoshta regjisori nuk më njihte mirë dhe më kishte lënë pak si kukull. I thashë ‘më shtrembëro’, nuk ka problem."

Megjithatë, Efi u shpreh se nuk u ndje se kishte dhënë maksimumin e asaj që shpresonte të jepte. Gjithsesi për këtë, i mbetet publikut të japë gjykimin e vet, me “Dashuri më këste” që publikohet më datën 20 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat