Olsi Bylyku ka vendosur të reagojë ndaj ndjekësve të tij, të cilët duket se ende nuk janë shkëputur nga e shkuara e tij. Pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja me Egli Tako, ndjekësit vazhdojnë t’i dërgojnë video të saj, sidomos tani që ajo është pjesë e “Big Brother VIP”.
Së fundmi, Egli është përfolur për raportin e saj të ndërlikuar me Gjestin brenda shtëpisë dhe shpesh është shprehur mirënjohëse për kohën e kaluar me Olsin. Kjo ka bërë që figura e saj të lidhet vazhdimisht me aktorin edhe pse ai ka krijuar një lidhje të re me gazetaren Denada Lura.
Në një reagim në “Instastory”, Olsi ka bërë thirrje të mos i dërgohen më video që lidhen me të kaluarën e tij:
“Tani u bëra si ai muhabeti ‘do duroj, do duroj, do duroj’. Ju lutem, o ndjekës, mos m’i çoni më këto video çfarë po ndodh rreth e rrotull. Jam me gruan në shtëpi. Do i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherrin në shtëpi. Aman!”
Me këtë mesazh, Olsi duket se e ka bërë të qartë se e shkuara është e shkuar dhe se dëshiron të fokusohet tek jeta dhe lidhja e tij e re.