“Do më nxjerrësh mua të parën nga kjo shtëpi…”, Gjesti i kthehet Eglit: Mos më lodh më

Mediale Vip

“Do më nxjerrësh mua të parën nga kjo shtëpi…”, Gjesti i kthehet Eglit: Mos më lodh më

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 22:54
Egli/ Gjesti

Egli dhe Gjesti kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin gjatë një sfide të “Storm”, të cilën do t’a bëjnë bashkë.

Ajo i drejtohet banorit duke i thënë se edhe pse i ka thënë që nuk ka lojë me të, do t’a nxjerrë të parën nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”.

“Shpresoj mos të ketë qenë ky qëllimi”, tha më pas ajo.

Gjesti nga ana tjetër i thoshte ‘po më lodhë shumë, do zbres’.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Para se me ardhë unë me fol, mos mendo gjëra pa lidhje siç do ti

Egli: Zemër, unë i mendoj me atë tendencë që i bën ti

Egli: Mos e manipulo situatën, unë të kam thënë se të kam besuar kur me ke thënë se ‘ty nuk të kam pjesë të lojës’ dhe unë s’të kam bërë kurrë lojë dhe s’do ta bëj

Gjesti: Mos më lodh më, kisha pas qejf mos me më lodh më

Egli: Atëherë edhe ti kujdes me veprimet që bën

Egli: Ti kam lënë limitet shumë të hapura dhe ti e di mirë, edhe të kam thënë se kam ardhur me një fytyrë

Gjesti: Nuk mundem me duruar, do zbres

Egli: Mua më ke thënë që nuk ke lojë me mua po mua do më nxjerrësh të parën nga shtëpia, edhe shpresoj të mos ketë qenë ky qëllimi. Kështu si po ma sjell

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat