Loredana: Kam frikë se Jozi nuk më ka dashur

Mediale Vip

Loredana: Kam frikë se Jozi nuk më ka dashur

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 12:49
Jozi dhe Loredana

Pas largimit të Jozit nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, Loredana duket se ka nisur të dyshojë te dashuria e tij për të. Madje Valbona është shprehur dje se banores mund ‘t’i lindin flutura për dikë tjetër në shtëpi’.

Pas kësaj deklarate të Valbonës, Indriti po e pyeste Loredanën dhe ajo i tha:

“Ndoshta kam qenë në hije, ndoshta kam qenë gjithmonë pas tij. Ndoshta fjalët e babit kanë qenë të gjitha të vërteta”.

Ndërsa gjatë një bisede me Rozanën, Loredana shprehet se ajo e do Jozin, por ka frikë se ai nuk e ka dashur.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Po mirë tani, e do këtë çunin apo se do?

Loredana: Kam frikë se ai nuk më ka dashur

Rozana: Pse e ke këtë frikë tani? Ai të nisi dhe mesazh ty

Loredana: E pe mesazhin? Ça mendon?

Rozana: E pashë, ishte Valbona. Po mirë, se më shumë qau Valbona se ti. Se nuk të jap dot mend, për raportin që kam unë kam me Jozin, nuk të jap dot mend

Loredana: Nuk dua të më japësh mend, thjesht po të them si është situata. Më duhet të riformuloj të gjithë gjënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat