Joz Marku në emisionin ‘Fan Club’ ka folur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4.
Ai u përjashtua nga ky format pas fjalës së rëndë ndaj Gjestit, ku e quajti ‘kop** shkine’.
I njëjti për këtë tha se u pendua dhe se e kuptoi gabimin menjëherë, por thekson se nuk e kishte për të.
Ish-banori shton tutje se nuk kishte për qëllim të prekte shqiptarët e Kosovës.
“Patjetër që e kuptova, u mundova të merrja një shembull thjesht për ndërgjegjësimin e të kërkimit të faljes. Nuk ishte aspak drejtuar atij dhe aspak për qëllim jashtë asaj shtëpie, për të prekur pjesën e shqiptarëve të Kosovës”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Patjetër që jam penduar, jam penduar edhe atë ditë, përdori kartën e viktimizimit”.
Pas Jozit, sot (e diel) u përjashtua edhe G Bani, i cili e goditi në fytyrë me shuplakë Gjestin.