Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Aldo ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit, duke sugjeruar se mes tyre mund të ketë pasur një moment intim që askush nuk e ka parë.
“Po sikur të jenë puthur, e ne s’dimë gjë?” – tha ai gjatë një bisede me Valbonën.
Megjithatë, Valbona nuk e beson këtë teori, duke argumentuar se Gjesti nuk e ka problem të puthë femrat.
Aldo këmbënguli në dyshimet e tij, duke përmendur një moment kur Egli po e puthte Gjestin në qafë në një mënyrë sensuale dhe ata ishin shumë afër fizikisht.
“Nuk po flas për një ‘baby kiss’, por për një moment më intim, ku edhe preknin njëri-tjetrin në vende të ndjeshme. Për më tepër, ata flenë bashkë” – shtoi ai.
Këto komente kanë ngjallur kureshtjen e banorëve dhe të publikut, duke lënë hapur mundësinë e një afrimiteti mes dyshes.