Njihej me Eglin që më përpara? Xheneta tregon si qëndron e vërteta dhe jo vetëm…

Mediale Vip

Njihej me Eglin që më përpara? Xheneta tregon si qëndron e vërteta dhe jo vetëm…

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 19:22
Xheneta

Në studion e “Fan Club” në Top Channel ka qenë e ftuar ish-banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta.

Siç e dimë Xheneta krijoi një lidhje romantike me Gjestin brenda shtëpisë, një lidhje që i dhanë fund. Moderatorja Heidi e ka pyetur atë nëse njihet me Eglin jashtë shtëpisë.

Xheneta: Nuk e njoh personalisht, por kur duhej të merrja pjesë në një videoklip do merrte pjesë edhe ajo dhe unë nuk doja të isha me atë por vetëm unë. Nuk e njihja fare si fytyrë, nuk kam pasur kontakte kurrë.

Heidi: ”Ti mund të kopjosh sa të duash, gjithnjë do jesh një hap prapa”, postimi yt në rrjete sociale kujt i referohet?

Xheneta: Kujt i ka dhimbt, nuk e di. Kujt i dhemb le ta mbaj.(qesh)

Heidi: A ia uron fitoren Gjestit?

Xheneta: Po, pse jo? Nëse e meriton dhe publiku e voton pse jo. Nuk po e shoh shumë Bigun sepse kam shumë angazhime dhe nuk e di se kush e meriton. Nëse ai e meriton dhe po bën lojë pse mos ta fitoj? Unë kam pasur shume momente të mira e të këqija me Gjestin dhe brenda Bigut ka qenë personi më i afërt i imi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat