Cindy Marina dhe Genar Topalli janë tashmë gati për dasmën e tyre. Modelja dhe moderatorja është kthyer në Kaliforni prej disa muajsh e duket se aty do të ndodhë edhe një dasmë. Fillimisht Cindy po shijon festën e beqarisë në Saint Barths. Disa tullumbace në pishinë ku shkruhet “Cindy Bachs”, disa që formojnë fjalën “Bride” (nuse), bashkë me zbukurime të tjera, gota të personalizuara, çanta dhe disa objekte me foton e Genarit.
Festa është zhvilluar në një restort luksoz, ku vajzat kanë shijuar atmosferën e krijuar. Një festë kjo duhet thënë, e denjë për të famshmit ndërkombëtarë, ku gjithçka duket e përgatitur deri në detaj, që tek përzgjedhja e lokacionit. Kujtojmë se Genari iu ul në gjunjë gazetares së sportit dhe i propozoi asaj për martesë. E tashmë pas një viti, në periudhën e Shën Valentinit, çifti duket se do të celebrojnë dashurinë e tyre.
Në planet e çiftit ka qenë edhe një dasmë jashtë vendit, ndaj edhe teksa vetë moderatorja ndan fotot nga festa e beqarisë, na bën të mendojmë se edhe dasma do të zhvillohet atje. Teksa Cindy ka qenë disi më e prirur të ndajë disa detaje nga ceremonia, Genari ka preferuar që të mbajë gjithçka sa më diskrete, duke mos dashur të ndajë detaje me publikun.
Sakaq, me shumë vëmendje pritet edhe dedikimi që Jozefina Topalli do t’i bëjë djalit të saj dhe nuses në ditën e tyre më të rëndësishme. Vetëm pak kohë më parë, miss-i tregoi se në vitin 2024 ajo dhe Genard mund të ketë kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
“E kemi diskutuar që të martohemi pse jo, por çdo gjë ndodh në momentin e duhur kështu që po presim momentin. Do kisha dëshirë një gjë private dhe një gjë që ai e ndjen nga zemra. Është romantik”- tha Cindy.
Modelja ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e partnerit të saj Genard Topallin, të cilin e ka bërë publike disa vite më parë. Ndonëse është një nuse në atë shtëpi, modelja tha që ndihet shumë mirë dhe shumë e respektuar nga familja e Genardit. Marina nuk i shpëtoi pyetjes me spec të gazetares, si ndihet ajo kur njerëzit e cilësojnë si nusja e Jozefina Topallit, ndërsa ajo tha që nuk e ka problem këtë gjë pasi ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kësaj familje.
“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Jozefina është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”- tha ajo.
Nga ana tjetër për sa i përket marrëdhënies me kunatën e saj Megi, Cindy tha që është shumë e mirë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.
“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”- u shpreh modelja. Më tej, miss-i ka folur edhe për planet për jetën e re, këtë herë si çift. “Edhe mund të kthehem në Amerikë, nëse pranon Genari. Por do t’ia lëmë së ardhmes. Jozefina nuk ndërhyn shumë në marrëdhënien tonë, thotë ‘vetëm të jeni ju të lumtur’, u shpreh Cindy në intervistën e dhënë kohë më parë.