Gjesti për Jozin: I gjatë, i pashëm por dy fije mend

Mediale Vip

Gjesti për Jozin: I gjatë, i pashëm por dy fije mend

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 10:34
Gjesti dhe Jozi

Gjesti ka bërë një bisedë së fundmi me Rozana Radin dhe Egli Takon në oborr, ku kanë biseduar për shumë gjëra.

Këngëtari pejan thotë se këtu ka kuptuar shumë gjëra dhe se kur e ke zemrën e mirë të gjitha rrugët të hapen.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për Jozin, duke shtuar se edhe pse i gjatë e i pashëm pa fije mend.

“Krejt gabimet, krejt gjërat falen nëse ti je zemërmirë. Të gjitha rrugët të çelen nëse zemrën e ke të mirë. Besom. Ke bërë gabime, por me mendimet në tru, por zemrën gjithmonë e ke pasur të pasur”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Edhe këtu kam kuptuar kish burrë e më burrë po nuk ish gjë punë e tij, me trup e dy metra çka folke njeri palidhje, e kam puthur veten. Ti qenke mirë, dy metra mashkull, facer, dy fije mend. 28 a sa vjet i pat. Pa pikë i pjekur”.

Ndër tjerash banori shtoi: “Ndoshta unë bëj gjeste të fëmijëve, por në tru shumë jam i pjekur”.

Në shtëpi po vazhdojnë të ndërrojnë dinamikat dita-ditës, ku ditën e djeshme (e diel) u përjashtua nga loja G Bani për shkak të një incidenti me Gjestin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat