Livia flet për ish-partnerin: Ishte surprizë shumë e madhe

Mediale Vip

Livia flet për ish-partnerin: Ishte surprizë shumë e madhe

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:20
Livia dhe Aldo

Livia dhe Aldo kanë biseduar ditën e sotme në lidhje me dashurinë, por edhe për ish-partnerin e banores.

Livia u shpreh se nuk e kthen dashurinë në urrejtje. E pyetur nga Aldo nëse e gërryen kjo gjë përbrenda, ajo u përgjigj:

“Ore ti mund të vrahesh, mund të lëndohesh kur të bën diçka, ama e do dhe nuk do e kthesh kurrë në urrejtje këtë gjë. Nëse e kthen në urrejtje domethënë që për mendimin tim nuk e ka qenë diçka e vërtetë. Nuk arrij të urrej dikë që kam dashur”.

Ndërsa në lidhje me mesazhin që Livia lexoi në “Big Love”, ajo tha se ‘ishte surprizë e madhe’ duke qenë se të dy janë personazhe publikë. Banorja shtoi ky nuk ishte sinjali i parë që ai i dërgonte se e donte akoma.

“Unë kam patur mundësinë të flas me personin se kanë ndodhur shumë gjëra të rënda jashtë. Kam patur mundësinë të sqaroj disa gjëra. Për mua ishte surprizë shumë e madhe se jemi të dy personazhe publikë. Me vendos me dalë ashtu është gjë e madhe, për mua është surprizë shumë e madhe. Unë si Livia e di shumë mirë që personi tjetër më do, e di. Nuk e vë në dyshim. Ndaj nuk arrij ti afrohem dikujt”, tha Livia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat