Zhaklin Lekatari për Gjestin: “Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve…”

Mediale Vip

Zhaklin Lekatari për Gjestin: “Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve…”

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:12
Zhaklin Lekatari

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari. Ajo ka folur më shumë mbi rastet e provokimit dhe si përgjigjemi ndaj kësaj, duke u nisur dhe nga përjashtimi i G-Banit nga “Big Brother VIP”, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit…

Kush ka më shumë faj, ai që provokon apo ai që reagon?

Pyetja që duhet bërë është, a justifikohet dhuna? Jo, nuk ka asnjë rrethanë që dhuna është e justifikuar. Mbi të gjitha në shtëpinë e “Big Brother” që e ndjekin të gjithë. Deri ku është kufiri i provokimit? Loja e “Big Brother” është lojë provokimesh. Provokimi nxit debate, diskutime në shoqëri e opinionin publik. Nuk duhet të nxisë poshtërimin apo të dëmtojë psikologjikisht personin tjetër. Ay është kufiri i provokimit. Nuk duhet të dëmtojmë tjetrin. Nuk mund të pranojmë që një provokimi si një prekje në hundë, t’i përgjigjemi me dhunë. Dhuna gjeneron dhunë dhe nuk është asnjëherë përgjigjja.

A ka faj edhe provokuesi?

Provokuesi ka përgjegjësi për fjalët dhe veprat e veta dhe si ndikojnë tek tjetri. Është shumë e rëndësishme mënyra se si e perceptojmë ngjarjen. G-Bani ka të frejtë kur thotë që ‘trupi im më përket mua dhe s’ka të drejtë njeri të më prekë’. Por kjo e kthimit me shpullë kalon pak në paradoks.

Si e komenton Gjestin me provokimet që ai bën?

Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve. Ai grupi i burrave që qeshnin me Bernardin apo bënin batuta rrugësh me Amberin. Mua më duket sikur nxori grupin e bullizuesve. Më pëlqen që është Gjenerata Z, gjenerata e së ardhmes. Ai i di limitet e veta dhe i thotë, e tregon ‘background’-in e vet. Do më pëlqente që t’i kthehej studimit. Më pëlqen që i tregon minuset e tij, nuk luan dikë që nuk është. Ka treguar vështirësitë, në shtëpi me qera, pa drita, pa ujë, një jetë pak e rrëmujshme. Por fakti që e di që ka një talent dhe nxjerr më të mirat e kësaj. Nuk bullizon, nuk ofendon. Është 24 vjeç, do ketë shumë për t’u rritur e për t’u zhviluar. Mund të jetë fitues. Do të ishte rasti i parë që fiton një 24-vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat