“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

Mediale Vip

“Gruan time mos ta përmendësh”, Agravon debati mes Indritit dhe Rozanës

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 19:38
Rozana Radi

Një debat i tensionuar ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Indritit dhe Rozana Radit.

Shkak për përplasjen u bë një koment i Rozanës lidhur me sjelljen e Indritit ndaj vajzave në shtëpi.

Rozana: “Mua s’më prek dot?”

Indriti: “Ç’ka ke, çfarë po thua?”

Rozana: “The që ke grua jashtë, unë s’të prek ty. Se një herë të preku Livia, the ‘kam grua jashtë’.”

Indriti: “Po, e kam. Ç’lidhje ka?”

Rozana: “Atëherë mos i prek vajzat e tjera!”

Indriti: “Pse e përmend gruan time? Mos e përmend fare!”

Rozana: “A e përmende ti i pari? Po pse e preke atëherë?”

Indriti: “Për çfarë e preka, për ngacmim?”

Rozana: “Pse u fërkove, për gangsterllëk?”

Indriti: “Kam sedër unë, o bukuroshe!”

Rozana: “Pse nuk kthen përgjigje për çfarë e preke?”

Indriti: “Më desh qejfi ta prek!”

Rozana: “Nuk del dot të prekësh gocat e botës!”

Debati ka tensionuar atmosferën në shtëpi, me banorët që u përfshinë në diskutime lidhur me sjelljen e Indritit dhe kufijtë e vendosur mes tyre.

Rrethana e debatit mbetet e paqartë, por duket se marrëdhëniet mes tyre do të vijojnë të jenë të tensionuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat