“Ma shumë e paske dasht ti se Lori”/ Gjesti me dyshime, pyet Valbonën: Kur ke nejt me Jozin ti që e bane shok?

Mediale Vip

“Ma shumë e paske dasht ti se Lori”/ Gjesti me dyshime, pyet Valbonën: Kur ke nejt me Jozin ti që e bane shok?

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 20:53
Gjesti/ Valbona

Marrëdhënia shoqërore e Jozit dhe Valbonës mbetet e dyshimtë akoma si për syrin e banorëve të tjerë të shtëpisë së “BBVA4” ashtu dhe në sytë e publikut.

Ndonëse kjo e fundit vijon të shprehet shpesh se Jozin e ka si vëlla, Gjesti ka akoma dyshime për shoqërinë e tyre.

Për rrjedhojë ditën e sotme përgjatë një bisede mes dyshes, artisti vërehet teksa pyet gazetaren se sa kohë ka kaluar me Jozin që e konsideron si shok të ngushtë.

Kjo e fundit me këmbëngulje vijon të shprehet se Jozi është shok dhe me vëllezërit e saj.

Sakaq kujtojmë se pas daljes së tij nga “BBVA4”, në një intervistë për Top Channel, Jozi u shpreh se Valbonën e ka takuar dy herë në jetën e tij. Një herë kur kanë pirë një kafe bashkë me një shok të përbashkët të tyrin, ndërsa herën tjetër pak para hyrjes së tyre në “Big Brother Vip Albania”.

Pjesë nga biseda:

Valbona: Ore po ta them sërish, Jozi është shok i ngushtë i dy vëllezërve të mi jo biologjikë. Më kupton? Ti e di, ty të erdhi dhe të përshëndeti . Ti e kupton se ça është shoqëria.

Gjesti: Ti Jozin shok e ke pas aa?

Valbona: Patjetër.

Gjesti: Aman, kurrë s’ju kam pa bashkë kohëve të fundit.

Valbona: Ore unë nuk kam ardh këtu për Jozin. Nuk kemi qenë këtu dy në një.

Gjesti: Moj përgjigju pse po m ik prej pyetjes. Përgjigju: Kur ke nejt ti me Jozin aq shumë sa me e pasë shok të ngushtë?

Valbona: Kam nejt aq sa duhet. Unë skam ardh këtu t’bëj lojë me Jozin.

Gjesti: Ça ke pas? Po du me ditë ça shoqërie ke pas me to. Mo shumë e paske dashtë ti sesa Loredana mor vlla. Loredana është mërzit at ditë dhe e ka kry, ti vazhdon prap.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat