"Kush mendon ndryshe është..."- Egla reagon sërish pasi tha se "Gjesti nuk e fiton BBVA"

Mediale Vip

"Kush mendon ndryshe është..."- Egla reagon sërish pasi tha se "Gjesti nuk e fiton BBVA"

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 22:29
Egla

Aktorja Egla Ceno ishte së fundmi e ftuar për një intervistë në RTSH, ku ndër të tjera u pyet edhe për “fenomenin” e momentit, Gjestin.

E pyetur nëse e sheh Gjestin fitues, Egla tha: “Një djalosh kosovar në Big Brother të Shqipërisë. Jo, nuk e shoh atë fitues”.

Kjo deklaratë e Eglës u bë menjëherë virale në rrjet, duke u kritikuar jo pak për etiketimin që i bëri Gjestit.

Për të sqaruar dhe njëherë deklaratën e saj, fituesja e Big Brother VIP Albania 3 ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke kritikuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe se “të jesh kosovar është krenari”.

“Të gjithë ata injorantë që janë prekur nga fjala “Kosovar”, ju bëj me dije se jeni fundi i fundit! Të jesh Kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është një qelbësirë. Tung! Lovju Kosova, Lovju Kosovarë“, shkruan aktorja në InstaStory.

Image
InstaStory
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat