Gjesti – Loredanës: E vërteta është që ti nuk ke pikë ndjenja për Jozin

Mediale Vip

Gjesti – Loredanës: E vërteta është që ti nuk ke pikë ndjenja për Jozin

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 15:00
Banorët e BBVA

Këto ditë ka pasur përplasje të shumta në mes të Loredanës dhe Gjestit.

Ky i fundit ia ka thënë shumë gjëra Lorit në raportin që ka nisur me Joz Markun në Big Brother.

Ai thotë se nuk kanë dashuri të vërtetë dhe se thjesht kjo që po bëjnë është tërësisht lojë.

Derisa pas mesnatës kanë diskutuar gjerë e gjatë për dasmën, banori theksoi se nuk ka pasur asgjë reale.

E në ditën e sotme (e martë) i kërkoi Loredanës që ta pranojë se nuk ka ndjenja për të.

“E vërteta është që ti nuk ke pikë ndjenja për Jozin”, u shpreh ai.

Loredana këto ditë ka qenë më e ngurtë sa i përket raportit me Jozin, derisa kur të dalë jashtë do t’i sqarojnë gjërat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat