Jozi dhe G Bani u përjashtuan/ Loredana: Javë e turbullt! Valbona: Ndihet shumë mungesa e të dyve

Mediale Vip

Jozi dhe G Bani u përjashtuan/ Loredana: Javë e turbullt! Valbona: Ndihet shumë mungesa e të dyve

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 22:28
Loredana dhe Valbona

Jozef Marku dhe G Bani u përjashtuan nga shtëpia e Big Brother Albania VIP pas zarfeve të zinj.

Loredana dhe Valbona komentuan largimin e tyre.

Loredana u shpreh se ka qenë një javë e turbullt për të, ndërsa theksoi se po kërkon të bëjë më të mirën.

"Ka qenë një javë e turbullt. Po kërkoj të bëj më të mirën”, u shpreh ajo.

Ndërsa Valbona tha se ka pasur një javë të ngarkuar emocionalisht, duke shtuar se ndihet mungesa e të dyve në shtëpi.

“Ka qenë një javë shumë e ngarkuar emocionalisht, mu duk sikur iku një pjesëtar i familjes, është mik i shokëve të mi më të mirë. Edhe për G Banin, që kemi pasur ulje ngritje tona. Ka kërkuar falje kur kemi përdorur fjalë jo të duhura. Ndihet shumë mungesa e të dyve, por ishin gabime të rënda”, tha gazetarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat