Xheneta duket se ka vendosur të japë një mesazh të nënkuptuar për situatën e saj me Gjestin, duke u bërë pjesë e videoklipit të këngës më të re “Pishman” nga Adri dhe Iliriana.
Dy artistët, të cilët ishin gjysmëfinalistë në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, publikuan projektin e tyre muzikor, ndërsa prania e Xhenetës në videoklip ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Ajo që ka nxitur diskutime janë disa vargje të këngës, si “tradhti virale”, të cilat fansat i kanë lidhur me situatën aktuale të Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Pas transferimit nga BBVK në BBVA, Gjesti nisi një lidhje të re me Eglin, ndërsa Xheneta mbeti e zhgënjyer dhe e ka shprehur këtë publikisht.
Megjithëse Xheneta nuk ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë “diss”, përfshirja e saj në klip dhe teksti i këngës kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se ky është një mesazh i qartë për situatën e saj të mëparshme me Gjestin.
Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim nga ana e tij pas kësaj lëvizjeje të Xhenetës.