Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills

Mediale Vip

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 08:55
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur, e cila ka kryesuar top-listat, dukej pothuajse e panjohshme teksa u pa në lagjen Beverly Hills të martën.

Ylli i lindur në Brooklyn, 35 vjeçe, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut, ishte larg shkëlqimit të tapetit të kuq teksa ecte rrugës pa grim gjatë një daljeje të lirshme, shkruan DailyMail.

Kjo ishte shfaqja e saj e parë publike pasi raportohet se është larguar nga shtëpia diskografike Warner Records, pas më shumë se një dekade bashkëpunimi.

Bukuroshja bionde kishte zgjedhur një stil casual, e veshur me një kostum të zi sportiv, ndërsa flokët i kishte të lëshuara në kaçurrela të çrregullta natyrale, teksa shkonte në një takim.

Artistja e nominuar për çmimet “Grammy” e kompletoi pamjen me shapka të zeza dhe shoqërohej nga një shoqe.

A mund ta gjesh se kush është?

Po, është Bebe Rexha!

Muajin e kaluar u raportua se Bebe Rexha është larguar nga shtëpia diskografike Warner Records me të cilën po punonte prej vitesh.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane është ndarë nga kjo kompani pas një sërë mosmarrëveshjesh mes tyre.

Bebe Rexha pati një hit botëror në vitin 2022 kur bashkëpunoi me David Guetta-n për këngën “I’m Good (Blue)” dhe ka publikuar tri albume me Warner që nga nënshkrimi i kontratës në vitin 2013.

Megjithatë, burime për tabloidin britanike The Sun kanë thënë se marrëdhëniet mes tyre u tensionuan gjithnjë e më shumë, me Bebe-n që ndihej e zhgënjyer për drejtimin e karrierës së saj.

Një burim tha: “Bebe ka qenë shumë e zhgënjyer për karrierën e saj, kështu që kur situata me Warner arriti në një pikë të pakapërcyeshme dhe ata thanë se ishte më mirë të ndalonin bashkëpunimin, ajo vendosi të mos e kundërshtonte këtë vendim”.

“Ajo u ka thënë miqve se dëshiron një fillim të ri dhe nuk ndjente se mund ta arrinte këtë aty”.

Një burim pranë Bebe-s i tha DailyMail: “Ajo nuk u largua nga Warner me përjashtim, por vendosën reciprokisht të ndahen sepse kishin vizione të ndryshme për momentin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat