Blero i uron Shën Valentinin të dashurës dhe ish-partneres? Postimi që bëri ‘lëmsh’ rrjetin

Mediale Vip

Blero i uron Shën Valentinin të dashurës dhe ish-partneres? Postimi që bëri ‘lëmsh’ rrjetin

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 19:52
Blero Muharremi

Blero Muharremi, këngëtari i njohur, ka ndarë një moment të veçantë nga jeta e tij personale, duke treguar se po shijon një lidhje të re dashurie.

Në prag të festës së Shën Valentinit, ai ka postuar një fotografi nga një restorant, duke lënë të kuptohet se është duke e kaluar këtë ditë speciale me partneren e tij.

Pavarësisht se nuk e ka zbuluar identitetin e personit që e shoqëron, Blero ka tërhequr vëmendjen me një mbishkrim të veçantë dhe disi thumbues, ku shkruan:

“Dita e parë e Shën Valentinit, gëzuar edhe ex-ave të mi”.

Image

Ky dedikim ka ngritur dyshime të shumta mes ndjekësve të tij, të cilët mendojnë se mund t’i referohet ish-të dashurës së tij, Afrona Dikës.

Megjithatë, deri më tani, asgjë nuk është konfirmuar dhe identiteti i partneres mbetet ende një mister.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat