“Egli pa ty nuk ecën dot në shtëpi, i dështoi plani” - Gjesti i drejtohet Gertës me tone të larta: Kaq e ftohtë je? Kaq…

Mediale Vip

“Egli pa ty nuk ecën dot në shtëpi, i dështoi plani” - Gjesti i drejtohet Gertës me tone të larta: Kaq e ftohtë je? Kaq…

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 21:05
Big Brother VIP Albania 4

Një debat me tone të larta ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Gertës dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, për Eglin.

Sipas Gertës, banorja më herët ka gënjyer publikun kur ka thënë se ka gjithë shtëpinë kundër.

Gjithashtu ajo shtoi se i ka thënë Eglit para spektaklit të kaluar të BBV 4, se nuk beson te ndjenjat e saj ndaj Gjestit.

Ky i fundit iu drejtua duke i thënë nëse ka shkuar tek ajo për ta pyetur si është, a ështe sqaruar me të.
“Kaq e ftohtë je? Kaq pa ndjenja je?”, e pyet Gjesti Gertën.

Pjesë nga debati:

Gerta: Nuk më gënjen dot. Ajo herën e parë mashtroi publikun duke thënë se ka gjithë shtëpinë kundër. Ndërkohë që nuk ishte fare e vërtetë. E tani është një tjetër Egli që thotë ‘unë kam ndjenja’

Gjesti: Që tre ditë nuk është mirë, pse nuk çohesh me e pyetur ça ke?

Gerta: Nuk ka tre ditë

Gjesti: Pse nu çohesh me e pyetur a ka folur me mua? A u sqarove?

Gerta: Nuk është mirë se i dështoi plani

Gjesti: Nuk bën kështu Gerta

Gerta: Pa ty ajo në shtëpi nuk ecën dot. Për mua bën

Gjesti: Duhet të pyesësh ça ka

Gerta: Kjo është e vërteta

Gjesti: Unë e kam bërë me lot dhe i kam shkuar te koka, më fal, e ke kohën tënde, mos u mërzit

Gerta: Kur ke qenë te shpella kam folur me Eglin

Gjesti: Jo te shpella, tani pse u prek çika, kaq e ftohtë je? Kaq pa ndjenja je?

Gerta: Kam një javë para prime që i them Eglit, unë ato ndjenja nuk ti besoj

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat