Tayna publikon këngën e re “Amal”

Mediale Vip

Tayna publikon këngën e re “Amal”

Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 23:40
Tayna

Tayna ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Amal” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Bukuroshja nga Prizreni vjen me një interpretim e paraqitje të mrekullueshme në klip.

Teksti dhe melodia është bërë nga vetë Doruntina Shala (emri i vërtetë) me producim nga Jugglerz.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Sekuencë.

Kjo këngë besohet se do të pritet mirë nga publiku dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Tayna këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar në muzikë dhe këngët e reja kanë marrë vlerësime të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat