Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t”i nxjerrë ndonjë fjalë

Mediale Vip

Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t”i nxjerrë ndonjë fjalë

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 09:04
Gjesti dhe Egli

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre.

Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë.

Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë. Megjithatë, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje.

Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi madje ta “kapte edhe me zor” fizikisht, duke i kërkuar të thoshte të paktën një fjalë. Ajo shkoi aq larg sa i tha: “Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë nuk të flas më”.

Por, pavarësisht insistimit të saj, Gjesti qëndroi i heshtur, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinisë komunikimin me vajzën me të cilën dikur krijoi një lidhje brenda BBVA.

Ky veprim ka shtuar më shumë kuriozitetin e publikut, duke lënë të hapur pyetjen nëse dyshja do të arrijë ndonjëherë të sqarojë raportin e tyre brenda shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat