Kate Middleton dhe Princ William marrëzisht të dashuruar pas njëri-tjetrit! Çifti postojnë foton e ëmbël për ditën e Shën Valentin-it

Mediale Vip

Kate Middleton dhe Princ William marrëzisht të dashuruar pas njëri-tjetrit! Çifti postojnë foton e ëmbël për ditën e Shën Valentin-it

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 12:49
Kate Middleton dhe Princ William

Kate Middleton dhe Princ William janë një nga çiftet e shumë që kanë dashur të festojnë Shën Valentin-in.

Këtë, dyshja e kanë ndarë edhe me ndjekësit, duke publikuar një foto në rrjetet sociale.

Të ulur në një pyll, Princi dhe Princesha e Wellsit janë parë mjaft të dashuruar. Në imazhin e publikuar, William e puth Kate në faqe dhe kjo e fundit duket mjaft e emocionuar teksa kanë shtrënguar dhe duart e njëri-tjetrit.

Romanca e çiftit është më e gjatë se 20 vite, të dy ata u takuan në vitin 2001 ndërsa studionin në Universitetin e St.Andrews.

Fejesa e tyre u bë në tetor të vitit 2010, dhe një vit më pas pasoi dhe martesa e tyre, në prill të 2011. Kate dhe William gëzojnë tre fëmijë së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat