Vig Poppa uron bashkëshorten me mesazhin emocionues në Instagram

Mediale Vip

Vig Poppa uron bashkëshorten me mesazhin emocionues në Instagram

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 15:29
Vig Poppa dhe gruaja e tij

Reperi Vig Poppa ka shprehur dashurinë e tij për bashkëshorten me një postim të veçantë në Instagram për festën e Shën Valentinit.

Ai ka postuar një fotografi të saj dhe ka ndarë një mesazh të ndjerë, duke shkruar: “Ajo ka aromën e luleve. Shtëpia jonë ka aromën e bukës së saj të ngrohtë. Në një shtëpi me djem, ajo është zemra e saj. Jam kaq me fat që është e imja. Përherë, Shën Valentini im”, shkroi reperi.

Me këto fjalë, Vig Poppa ka theksuar rëndësinë e bashkëshortes në jetën e tij dhe dashurinë që ndjen për të.

Postimi i tij ka emocionuar ndjekësit, duke u bërë një simbol i dashurisë dhe përkushtimit të tij për gruan e tij, e cila është zemra e familjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat