Ditën e sotme, banorët e “Big Brother Vip Albania” u surprizuan nga lulet që morën nga të dashurit e tyre.
Edhe Jozi i solli Loredanës lule për të festuar Shën Valentinin.
Megjithatë, reagimi i saj ishte i papritur, duke thënë se nuk ka nevojë për lule.
“Nuk ishin fjalët që prisja, nuk ishte përgjigjja që doja. Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që doja sot. Shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tjetrit. Faleminderit Jozit për lulet, po nuk janë lulet, janë fjalët. Nuk kam nevojë për lulet, por për diçka tjetër. E kam hallin diku tjetër. Tjetër bën, tjetër thotë.”