​Ja si dukej Kim Kardashian kur kishte vetëm 14-vjeç

Mediale Vip

​Ja si dukej Kim Kardashian kur kishte vetëm 14-vjeç

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:10
Kim Kardashian

Kim Kardashian në rrjetet sociale ka kujtuar se si dukej në vitin 1994 dhe mori komplimente të shumta.

Ajo ishte 14 vjeç në atë kohë dhe ka pozuar me bikini. Fansat pajtohen se ajo nuk kishte nevojë për procedura estetike.

“E bukur dikur dhe tani”, “Ne jemi në të njëjtën moshë dhe atëherë vishesha si të punoja në zyrë”, “Kim i ngjan shumë babait të saj këtu”, “Një nga femrat më të bukura në botë”, janë disa nga komentet.

Ajo pretendon se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjike, megjithëse kirurgët thonë të kundërtën.

"Unë kam vetëm pak botoks, por nuk kam bërë zmadhimin e buzëve apo zmadhimit të faqeve. Nuk kam bërë asnjëherë mbushje", tha ajo më herët në intervistë.

Kim ndoqi shkollën katolike Marymount në Los Anxhelos. Si adoleshente, ajo punoi në një dyqan lokal veshjesh Encino. Më vonë punoi si stiliste e Paris Hilton.

Ajo fitoi famë botërore në vitin 2007, pasi u publikua videoja e saj pornografike me Ray J.

Ajo paditi Vivid Entertainment për shpërndarjen e një regjistrimi të titulluar "Kim Kardashian, Superstar". Pas tre muajsh, ajo hoqi dorë nga padia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat