“Livia ka ardhur në shtrat dhe më ka prekur në …”, banori i BBVA-së habit me deklaratën

Mediale Vip

“Livia ka ardhur në shtrat dhe më ka prekur në …”, banori i BBVA-së habit me deklaratën

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:27
Livia

Në shtëpinë e “Big Brother” është rikthyer sërish “Big Brother Live nga Shtëpia” ku banorët e shtëpisë më të ndjekur në vend vijnë live me emisionin e tyre në valët e Top Albania Radios.

I ftuar në emision ishte Aldo Marku, në moderim të Danjës dhe Rozanës, ku ai ka zbuluar disa të vërteta të pathëna më parë. Dy moderatoret e kanë ngacmuar rreth marrëdhënies së tij apo ndjenjave që ai kishte për Livian.

Me këtë pyetje, Aldo ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas ndjenjave të tij për banoren duke dhënë disa deklarata të papritur.

“Puthja me Livian nuk do të ndodhë kurrë.Kishte një kokëfortësi fëmijërore, në javët e para, ia vlersoja disa cilësi… nuk ndaloj kurrë vetëm tek pëlqimi fizik.

Livia fizikisht, fytyrë- pamje, është okej.

Ajo ka treguar disa nuanca mos-dëgjimi, dëshiron të arrijë konkluzionin e vet. Përfshinte shumë epitete që kanë qenë të padrejta. Ajo më ardhur në krevat, ka flirtuar me dorën e saj tek buzët e mija”, tha Aldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat