Angelina Jolie është e bindur se Brad Pitt qëndron pas përçmimit të saj në ndarjen e çmimeve Oscar dhe akuzon ish-bashkëshortin dhe Jennifer Aniston për komplot kundër saj.
Jolie dhe Pitt ishin së bashku nga 2006-2016, dhe u martuan në 2014, por gjërat përfunduan keq pas akuzave për një incident abuzimi gjatë fluturimit atë vit.
Tani pasi u përbuz nga çmimet Oscar për rolin e saj në "Maria", Jolie është e bindur se prapa gjithë kësaj qëndron ish-i i saj, sipas burimeve që besojnë se ajo mendon se Pitt po e izolon Jolie nga industria e filmit.
"Kishte shumë bujë rreth asaj se si roli i saj në "Maria" ishte roli i karrierës së saj. Fakti që ajo nuk ishte as e nominuar është e pabesueshme. Ajo besonte se ky do të ishte roli që do ta kthente në krye. Ajo është e sigurt se kjo është e gjitha që bën Brad. Ajo është e bindur që fushata e tij e shpifjeve funksionoi", tha një burim i brendshëm.
Jolie beson se Aniston është përfshirë në komplot që nga 2005 kur martesa e saj me Pitt përfundoi, me pretendimet se Jolie kishte lidhje me aktorin dhe se ata u divorcuan shkaku i saj.
"Kanë kaluar 20 vjet që kur Angelina vodhi Brad nga Jennifer, por ajo ende nuk e ka falur dhe ka shumë njerëz të fuqishëm në industri që janë në anën e saj," tha burimi.