Festoi 56-vjetorin e saj, Jennifer Aniston ndan imazhin e rrallë nga fëmijëria: Vajza në foto ndihet krenare!

Mediale Vip

Festoi 56-vjetorin e saj, Jennifer Aniston ndan imazhin e rrallë nga fëmijëria: Vajza në foto ndihet krenare!

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 22:56
Jennifer Aniston

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, me rastin e ditëlindjes së saj është kthyer prapa në kohë dhe ka postuar një foto nga fëmijëria e saj.

Ylli i Hollywood-it, e cila mbushi 56-vjeç, ka postuar në Instagram-in e saj një imazh nga koha kur ishte e vogël.

Në foton e publikuar, Jennifer pozon para aparatit duke buzëqeshur ndërsa mbi ballë i duken qartë balluket.

Image
Jennifer Aniston

Në mbishkrimin që shoqëroi postimin, aktorja falenderoi ndjekësit e saj për urimet që i kanë dërguar si edhe ka shtuar se fëmija në foto ndihet shumë krenare për çdo gjë që ka arritur deri më tani.

“Faleminderit për të gjitha urimet e bukura të ditëlindjes! “Ky fëmijë ndihet shumë mirënjohës,” shkruan Aniston.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat