Tensioni mes Egli dhe Gjestit ka arritur kulmin pas transmetimit të klipit të Xhenetës gjatë spektaklit.
Dyshja, e cila më parë është parë e afërt, ka qenë dukshëm e distancuar këto ditët e fundit.
Egli ka tentuar të sqarojë situatën, por Gjesti e ka injoruar plotësisht, duke e bërë atë të shpërthejë në lot me dënesë.
Pas këtyre ngjarjeve, Egli ka pasur një bisedë të sinqertë me Loredanën, duke shprehur hapur ndjenjat dhe mendimet e saj mbi situatën me Gjestin.
Loredana ka theksuar: “Unë, me sa kam parë me Gjestin, nuk do të dija të bëja fare atë ‘peshore’ që sa vërtet ai është ashtu e sa është lojë”.
Ndërsa Egli ka shprehur bindjen e saj: “Unë e kam 100 për qind besimin që me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë, e di sigurt”.
Më tutje ajo vazhdoi: “Dhe e di që nëse ndihet ashtu, ndihet sepse mendon që unë mendoj të kundërtën. Por unë në asnjë moment nuk e hedh poshtë atë për asgjë, e e di se çfarë kam folur me të dhe si ka qenë me mua”.
Nesër, gjatë spektaklit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me dyshen dhe nëse do të ketë një përballje të drejtpërdrejtë mes tyre.
A do të arrijnë të qartësojnë situatën apo përçarja do të thellohet edhe më shumë.