Sot është një ditë e veçantë për të dashuruarit, pasi ata festojnë dashurinë e tyre, me rastin e festës së Shën Valentinit. Mes tyre është edhe Meghan Markle, e cila është kujdesur t’i shprehë dashurinë e saj Princit Harry me një postim në rrjetet sociale.
Dukesha e Sussex ka postuar një foto me bashkëshortin e saj në llogarinë personale në Instagram dhe i ka kushtuar disa fjalë dashurie. Në foton që ka postuar, Meghan Markle dhe Princi Harry duket se “ndërpresin” darkën e tyre për të shkëmbyer një puthje.
Në mbishkrimin me të cilin ka shoqëruar postimin e saj, Meghan Markle fillimisht i është referuar mungesës së të dashurit të saj, pasi këto ditë ai ndodhet në Kanada dhe më konkretisht në Vankuver për Lojërat Invictus.
“Duke u kthyer në shtëpi te foshnjat e mia, më mungon Shën Valentini, ndërsa ai vazhdon punën e tij në Lojërat Invictus, duke ndryshuar jetën dhe duke na kujtuar fuqinë e shërimit dhe qëndrueshmërisë përmes këtyre veteranëve të jashtëzakonshëm dhe familjeve të tyre ”, shkroi Meghan Markle.