‘Shpërthen’ hiti i Adrit e Ilirianës, çfarë mesazhi i çoi Xheneta-Gjestit me projektin?

Mediale Vip

‘Shpërthen’ hiti i Adrit e Ilirianës, çfarë mesazhi i çoi Xheneta-Gjestit me projektin?

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 00:26
Xheneta, Adri dhe Iliriana

Të mërkurën Adri dhe Iliriana publikuan këngën e tyre më të re ‘Pishman’.

Projekti ka ‘shpërthyer’ në termat e klikimeve duke kaluar një milion e gjysmë shikime, 48 orë nga publikimi.

Vëmendje të madhe, projekti mori edhe sa i përket pjesëmarrjes së Xhenetës në videoklip.

E duket se pjesëmarrja e saj në këngë, nuk ishte aspak e rastësishme, marrë shkas nga një postim i saj para daljes së projektit dhe tekstit të këngës.

‘Ndonjëherë, heshtja flet më shumë se fjalët’, paralajmëroi ajo duke vulosur se indirekt, projekti është një kundërpërgjigje ndaj situatës me Gjestin.

‘Mos mi thuj arsyjet
Pse nuk jemi si dikur
Gabimet e mija, vetes nuk ja fali kurr’

‘Dy zemra po vujn, per dashnin e shkret
Jon disa gabime qe s’falen per jet
Dy zemra po vujn, pergjithmon jon nda’

Këto kanë qenë vargjet që kanë bërë ndjekësit të shfaqen të bindur se janë një mesazh drejtuar Gjestit.

Konkretisht, mendohet se kjo është pranim fajësie nga Xheneta për disa sjellje të tepruara të saj ndaj tij përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

Për më tepër, ‘vulë’ i ka vënë shfaqja e Xhenetës me fustan të zi në këngë, diçka që u përmend si një opsion veshjeje në hyrjen e saj në BB VIP Albania, diçka që nuk ndodhi asnjëherë, përkundër se u përmend e prit nga e marta në të shtunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat