Sabrina Carpenter zbulon këngën që u frymëzua nga thyerja e saj më e madhe e zemrës

Mediale Vip

Sabrina Carpenter zbulon këngën që u frymëzua nga thyerja e saj më e madhe e zemrës

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 08:39
Sabrina Carpenter

Sabrina Carpenter ka zbuluar se kënga e saj “Emails I Can’t Send” është frymëzuar nga ndarja më e dhimbshme që ka përjetuar deri më tani.

Në një intervistë për ‘Vogue’, këngëtarja 25-vjeçare pranoi se ky album, i publikuar në korrik 2022, u ndikua nga përvoja e saj e parë e vërtetë me zemërthyerjen.

“Thyerja ime më e madhe e zemrës deri më sot. E para e vërtetë. E urrej ta them këtë, sepse nuk dua që ish-ët e mi të ndihen keq, por nuk kisha ndier ndonjëherë një dhimbje të tillë”, u shpreh ajo.

Image
Sabrina Carpenter

Sabrina, e cila ka qenë në lidhje me Joshua Bassett, Shawn Mendes dhe Barry Keoghan, sqaroi se kënga nuk ka të bëjë me Barry, pasi ata filluan të takoheshin vetëm në vitin 2023.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj artistik, ajo tregoi se ‘Short n’ Sweet’, albumi i saj i fundit, përfaqëson më saktë atë që është sot.

“Në kët album, jam absolutisht unë. Nuk ka alter ego, thjesht një version i theksuar i vetes sime”, tha ajo për ‘Vogue’.

Sabrina pranoi se publikimi i albumit e kishte bërë nervoze, por theksoi se ishte frymëzuar nga figura të forta dhe hiperfemërore të së kaluarës.

“Më frymëzuan gratë që ndiheshin të fuqishme dhe hiperfemërore. Doja të thosha gjithçka që më vinte në mendje, pa asnjë filtër”, përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat