Është një ndër personazhet më të ndjekura e më të komentuara shqiptare në TikTok.
Suada Muçën e kemi parë shpesh të krijojë lajm me veprimet e saj kontraverse.
Ajo është një pasqyrë e asaj se deri ku mund të shkohet për disa pëlqime apo dhurata në TikTok.
E duket se sjelljet e saj i janë përkthyer në një raport të tensionuar me familjen.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një telefonatë me nënën e saj që e refuzon, sinjal ky që e kanë braktisur si familje.
Nëna i përmend edhe fëmijët duke thënë që do të vijë një moment që edhe ata do t’i largohen plotësisht dhe nuk do të mjaftojnë blerjet që ua bën kohë pas kohe.
‘Nuk duam fare me të pa. Nuk kemi punë me ty. I ke lënë kalamanjtë. Harroje këtë gjë. Ti vë nëna burrat përpara fëmijëve. Ik zhduku të mos të shohim e dëgjojmë. Nuk ta hapë njeri derën. E kam të ndaluar nga vëllai dhe baba yt. Mbaj burrat. Ti nuk do fëmijët tu. Mizerie’, dëgjohet ajo duke thënë në video.
Suada kohë pas kohe është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike nga efekti i aktivitetit në rrjete sociale mirëpo sërish ka vazhduar me postimet dhe përmbajtjen shpesh herë të papërshtatshme.