Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Mediale Vip

Rita Ora rishpërndan në Instagram fotografitë nga vizita e saj e fundit në Kosovë dhe takimi me Kryeministrin Kurti

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 19:36
Rita Ora/ Albin Kurti

Rita Ora, një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare në botë, ka zgjedhur të rikthejë disa kujtime nga vizita e saj në Kosovë në nëntor të vitit 2023.

Këngëtarja me famë botërore ka rishpërndarë në InstaStory disa fotografi që e lidhin me vendlindjen e saj, ku kishte ardhur për të festuar ditëlindjen e 33-të.

Në këtë vizitë, Rita nuk ishte vetëm – ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, si dhe nga një ekip i ngushtë miqsh.

Image
Foto e publikuar nga Rita Ora

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, ajo pati mundësinë të takohej me figura të rëndësishme të vendit, përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në InstaStory, Rita ka shpërndarë një postim nga shoqja e saj, producentja dhe regjisorja Odessa Rae, me të cilën po punon për një dokumentar. Odessa fillimisht publikoi një fotografi të Ritës dhe Taikës gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa një tjetër imazh shfaq momentin e takimit të Ritës me Kryeministrin Kurti.

Këto momente kanë zgjuar nostalgji te fansat shqiptarë të këngëtares, të cilët gjithmonë e kanë vlerësuar për dashurinë e saj ndaj Kosovës dhe përkushtimin për të promovuar vendin e saj në skenën ndërkombëtare.

Rita Ora ka treguar vazhdimisht krenarinë për origjinën e saj, duke mbështetur çështje të ndryshme që lidhen me Kosovën dhe duke e përfaqësuar atë me dinjitet në botën e muzikës dhe artit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat