Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka habitur ndjekësit me një transformim të guximshëm në pamjen e saj. Genta ka zgjedhur një ndryshim drastik që ka bërë menjëherë bujë në rrjetet sociale.
Në një video të fundit të publikuar në Instagram, këngëtarja shfaqet me flokë shumë të shkurtër dhe në një nuancë të çelur platin, një stil që i jep një pamje moderne dhe të freskët.
Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë mbetur të befasuar nga guximi i saj për të eksperimentuar me një look kaq të ndryshëm.
Nuk është hera e parë që Genta sfidon trendet e modës me zgjedhjet e saj të veçanta, por ky ndryshim duket se është një nga më të mëdhenjtë që ka bërë deri më tani.
A do ta shohim Gentën me këtë look edhe në projektet e saj të ardhshme muzikore? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: ajo nuk ndalet së surprizuari!
