Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po kalojnë disa ditë në Gjermani, ku përveç pushimeve po realizojnë edhe takime të rëndësishme.
Së fundmi, çifti është takuar me diplomatin amerikan Richard Grenell, një figurë e njohur në politikën ndërkombëtare dhe për angazhimin e tij në Ballkan.
Në një fotografi të publikuar nga Kreshniku në Instastory, shihet se ata janë duke darkuar së bashku me Grenellin.
Dafina më pas e ka rishpërndarë këtë imazh për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, duke ndarë kështu një moment të veçantë nga udhëtimi i tyre.
Ky takim ka ngjallur kureshtje mes fansave, duke sjellë spekulime mbi arsyen e këtij takimi, por mbetet e paqartë nëse ishte një rastësi apo pje së e ndonjë diskutimi më të thellë.