I mori të fejuarin modeles? Kida pozon krah partnerit më e dashuruar se kurrë! Propozimi romantik dhe akuzat ndaj këngëtares se hyri mes ish-çiftit

Mediale Vip

I mori të fejuarin modeles? Kida pozon krah partnerit më e dashuruar se kurrë! Propozimi romantik dhe akuzat ndaj këngëtares se hyri mes ish-çiftit

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:03
Kida me partnerin

Festa e Shën Valentinit bëri që edhe Kida të bëjë një postim për të fejuarin e saj. “Dashuria ime e përjetshme dhe shoku im më i mirë. Personi që kam ëndërruar gjithmonë!”, shkroi këngëtarja në fotografinë e postuar.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, këngëtarja bëri publike propozimin për fejesë që mori nga i fejuari i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”.

Pas njoftimit te Kidës se partneri i kishte propozuar martesë, influencuesja kosovare Lena Berisha foli rreth lajmeve virale se këngëtarja Orhideja Latifi, i mori të dashurin. Lena ka treguar se ishpartneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që ajo vete ka hequr dorë nga muzika. Megjithatë, ajo nuk bën me faj Kidën me sa duket për këtë situatë.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor’, sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencuesja pohoi se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija, por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen”,- tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq, por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat