Ariana Grande ka arritur të spikasë në ekranin e madh me performancën e saj në “ Wiced ”, diçka që e pranon edhe ish i fejuari i saj, Pete Davidson.
31-vjeçarja, përveç karrierës së saj të suksesshme në industrinë e muzikës, ka marrë vlerësime të shkëlqyera edhe për rolin e saj si “Glinda”. Performanca e saj madje i dha asaj një nominim për Oscar, për aktoren më të mirë dytësore.
Në një intervistë për PageSix, Pete Davidson foli shumë për të dhe tha se ata kanë një marrëdhënie të mirë, pavarësisht ndarjes së tyre vite më parë.
“Kur takohemi, gjë që është e rrallë sepse nuk lëvizim në të njëjtat vende, ka vetëm dashuri ”, tha aktori i humorit 31-vjeçar, duke shtuar: “Shpresoj që të fitojë Oscarin, shpresoj të marrë medaljen e artë”.
Më pas ai iu referua marrëdhënieve të tij të kaluara, duke shpjeguar se si ka takuar femra të pabesueshme. “Kam pasur disa marrëdhënie shumë të pjekura me femra të jashtëzakonshme dhe kur ato përfunduan, gjithçka ishte në rregull”, vuri në dukje ai.
Pete Davidson dhe Ariana Grande e ndërprenë fejesën në tetor 2018, vetëm katër muaj pasi komediani i propozoi asaj, disa javë pasi filluan lidhjen e tyre. Me kalimin e viteve, Pete Davidson, pavarësisht nga rolet që siguroi apo skicat e tij të suksesshme në “Saturday Night Live”, zbuloi se jeta e tij personale tërhoqi më shumë vëmendje sesa puna.
Në intervistën e tij të fundit, ai e quajti këtë vëmendje të tepruar degraduese dhe zhgënjyese.
“Ky është Hollywood ,”- tha ai.”
Pete Davidson më parë ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me femra të famshme, duke përfshirë Kim Kardashian, Kate Beckinsale, Phoebe Dynevor dhe Margaret Qualley. Marrëdhënia e tij më e fundit me Madeline Klein, yllin e serialit “Outer Banks”, përfundoi verën e kaluar.