“Goditjet poshtë brezi i nise ti”/ Vijon debati mes Rozanës dhe Laertit, banorja: Unë jam ajo që…

Mediale Vip

“Goditjet poshtë brezi i nise ti”/ Vijon debati mes Rozanës dhe Laertit, banorja: Unë jam ajo që…

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 23:59
Rozana dhe Laerti

Debati mes Rozanës dhe Laertit ka vijuar edhe në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Albania 4.

Fjalët që Laerti tha për Rozanën primen e kaluar në dhomën e rrëfimit kanë krisur dukshëm raportin mes dyshes. Laerti tha se Rozana ishte e para që solli gjëra nga jashtë. Kur u pyet nëse mendonte se Laerti ishte afruar me Gertën ditët e fundit sepse kuptoi se ishte e vetmja mënyrë për të krijuar debat me të pasi gjërat që solli nga jashtë nuk mundi.

Pjesë nga debati:

Laerti: Unë jam Rozana që di unë të jem. Nuk jam Rozana që do ti. Jam Rozana që edhe të mbron edhe të kritikon. Nëse unë kam një mendim për Laertin unë e them. Nuk futem në dhomë të rrëfimit për të sjellë gjëra nga jashtë. Nuk i përdor këto. Ti e bëre. Laerti nuk mendoj që ka qëndruar me Gertën, thjesht ka patur një ftohje me mua, e di që Gerta ka një konflikt me mua dhe është mënyra e vetme për të krijuar një debat me mua sepse me këto gjerat që solli nga jashtë nuk ja doli

Laerti: Nuk jam unë ai që i ka sjellë i pari gjërat nga jashtë, kë qenë ti kur kemi qenë bashkë në oborr dhe më the që unë te ai formati nuk të pëlqeva dhe më the nuk të kam llogaritur në atë format.

Rozana: Të kam thënë të vërtetën asgjë më tepër. Mendim i imi

Laerti: Goditjet poshtë brezit i bën ti sepse the unë të promovova në Shqipëri në fillim të karrierës. Kjo është goditje poshtë brezi. Më ke marrë në videoklip dhe nuk kam marrë pagesë nga ti sepse të konsideroj mikeshë, por t’i mua më konsideron lojtarin më të vogël këtu. Unë nuk shpifa për ty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat