Gjesti flet më në fund për Diellzën ‘misterioze’ para publikut

Mediale Vip

Gjesti flet më në fund për Diellzën ‘misterioze’ para publikut

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 00:16
Gjesti

Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij, të cilës i kishte kushtuar edhe një letër emocionuese në Ditën e të Dashuruarve.

Reperi pranoi se lidhja e tyre kishte qenë shumë e fortë dhe se kujtimet me të mbeten të pashlyera. “Ajo ka bërë gjithçka për mua dhe ndihem në borxh me të,” tha ai, duke treguar se vajza me të cilën kishte bashkëjetuar e kishte mbështetur jo vetëm atë, por edhe miqtë e tij.

Teksa në shtëpi kishte nisur të përflitej për një ndjenjë të mundshme mes tij dhe një tjetër banoreje, Gjesti u pyet nëse vazhdon të jetë i dashuruar me ish-partneren, emri i së cilës fillon me shkronjën D.

“Jo… Thjesht çfarë kam përjetuar me atë vajzë nuk besoj se do ta përjetoj më me dikë tjetër. I kemi ndarë rrugët, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime,” u shpreh ai.

Ai tregoi se ndarja kishte ndodhur rreth 7-8 muaj më parë, dhe se edhe pse në fillim e kishte menduar shpesh, tani për të ishte më e lehtë të ecë përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat