Ekipi ligjor i Blake Lively pretendon se Justin Baldoni ka frikë të shfaqë prova, në mes të betejës së tyre të vazhdueshme ligjore.
Lively kërkoi të dhëna nga operatorët celularë për të mbështetur akuzat e saj, ndërsa avokatët e Baldonit e cilësuan këtë si një “abuzim” me procesin ligjor dhe shkelje të privatësisë.
Konflikti filloi kur Lively e akuzoi Baldonin për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us” dhe për orkestrimin e një fushate shpifjeje kundër saj, shkruan DailyMail.
Baldoni mohoi akuzat dhe ngriti një kundërpadi prej rreth 400 milionë eurosh, duke pretenduar se Lively dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, po përpiqeshin ta diskreditonin me qëllim.
Avokatët e Lively-t pretendojnë se Baldoni dhe ekipi i tij përdorën taktika për të manipuluar opinionin publik dhe për të dëmtuar imazhin e saj.
Nga ana tjetër, Baldoni publikoi dokumente dhe një faqe interneti për të mbrojtur veten, duke e akuzuar Lively-n për shpifje dhe keqinterpretim të fakteve.
Gjykimi për çështjen pritet të zhvillohet më 29 mars 2026 në New York.